Arbnori (Rusinofci), që në të dhënat zyrtare sot lidhet me Resinocin, shtrihet në trevën e Drenicës rreth 24 km në perëndim të Lipjanit. Në Arat e Mëdha, në anën perëndimore të vendbanimit, janë gjetur tulla e tjegulla që tregojnë një shtresë më të hershme banimi.
Në regjistrin e vitit 1455 vendbanimi kishte 20 shtëpi, ndërsa në regjistrin e viteve 1566–74 shënohen 11 shtëpi. Sallnamet e viteve 1893, 1896 dhe 1900 ruajnë formën Resinofc. Pas vitit 1878 në këtë zonë u vendosën edhe familje muhaxhire të dëbuara nga Sanxhaku i Nishit, disa prej të cilave më pas u shpërngulën në vendbanime të tjera.
Në vitin 1998 fshati kishte 82 shtëpi me 823 banorë shqiptarë. Gjatë ofensivave të gushtit–shtatorit 1998 dhe pranverës 1999 u shkatërruan, dogjën ose granatuan 56 shtëpi dhe shumë objekte ndihmëse.
Burimi
Burimi dhe leximi i mëtejshëm
Burimi kryesor: Prof. Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 5 — Lypjani, Prishtinë, 2003.
Hyrja në burim: ARBNORI (Rusinofci)
Kjo faqe paraqet një përmbledhje të përzgjedhur nga studimi i botuar për vendbanimin. Për referencat e plota arkivore, historitë familjare, mikrotoponimet dhe trajtimin e plotë, konsultoni vëllimin origjinal.
Referenca të tjera të ruajtura
Vëllimi 15 — ARBNORI (Rusinofci), f. 262