Bardhatini (Bratonini) shtrihet në një luginë, rreth 6 km në veriperëndim të Rahovecit (në vijë ajrore), ndërsa larg nëpër rrugën përkatëse, rreth 15 km. Vendbanimi ka strukturë të grumbulluar. Shtrihet në rreth 400 m lartësi mbidetare. Në territorin e vendbanimit në Rrëzina janë zbuluar fragmente qeram janë evidentuar fragmente qeramike, tjegulla dhe tulla, themele ndërtesash, varreza të vjetra, që dëshmojnë shtresa më të hershme të banimit. Gjetjet lidhen me periudha romake.
Dokumentimi i shkruar e vendos vendbanimin të paktën në vitin 1331, me përmendje të tjera në 1530, 1766. Një regjistrim i vitit 1530 shënon 19 shtëpi. Pas dëbimeve të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit më 1877–1878, në këtë zonë u vendosën edhe familje muhaxhire shqiptare.
Gjatë luftës së 1998–1999, vendbanimi pësoi djegie dhe shkatërrime nga forcat serbe. Popullsia u detyrua të largohej nga fshati gjatë ofensivave.
Burimi
Burimi dhe leximi i mëtejshëm
Burimi kryesor: Prof. Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 2 — Rahoveci, botimi i dytë, Prishtinë, 2008.
Hyrja në burim: BARDHATINI (Bratotini)
Kjo faqe paraqet një përmbledhje të përzgjedhur nga studimi i botuar për vendbanimin. Për referencat e plota arkivore, historitë familjare, mikrotoponimet dhe trajtimin e plotë, konsultoni vëllimin origjinal.